Euro2024

Anglia nuk ka humbur ndaj Zvicrës qe 43 vjet

07/03/2024 11:55
nga:Lorik J

Anglia kundër Zvicrës është një nga çerekfinalet e Kampionatit Evropian në Gjermani.

Tre Luanët u kualifikuan në këtë fazë të turneut pas një fitoreje dramatike 2-1 në kohën shtesë kundër Sllovakisë.

Zvicra eliminoi Italinë pas një suksesi 2-0.

Statistikat tregojnë se anglezët duhet të jenë mjaft të lumtur për faktin se do të përballen me Zvicrën në çerekfinale.

Kombëtarja e Anglisë nuk ka humbur ndaj Zvicrës në 13 ndeshje radhazi. Humbja e tyre e fundit ishte në vitin 1981, ose 43 vjet më parë.

Një tjetër fakt interesant është se “Tre Luanët” fituan pesë përplasjet e fundit me Zvicrën. Ata u takuan për herë të fundit në mars 2022 në një miqësore të cilën anglezët e fituan 2:1.