Wayne Rooney ka zgjedhur formacionin e Anglisë që do të zgjidhte për ndeshjen hapëse në Euro 2024 kundër Serbisë të dielën, nëse do të ishte trajner.
Skuadra e Gareth Southgate fillon fushatën e tyre në Grupin C kundër Serbisë këtë fundjavë përpara se të luajë me Danimarkën dhe më pas me Slloveninë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ish-kapiteni i Anglisë dhe tashmë trajneri, Wayne Rooney, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave të Tre Luanëve pas Harry Kane, ka zbuluar formacionin që do të zgjedhte në rast se do të ishte ai trajner.
Formacioni: Jordan Pickford; Kyle Walker, John Stones, Marc Guehi, Kieran Trippier; Declan Rice, Jude Bellingham, Phil Foden; Bukayo Saka, Harry Kane, Anthony Gordon.
/GazetaBlic Sport/