Sporti

Angli – Kroaci, mungesat e të dy kombëtareve për gjysmëfinalen e madhe

07/10/2018 12:26
nga:Gazeta Blic

Anglia do të përballet neser kundër Kroacisë, në Luzhniki Stadium, në ora 20:00, në kuadër të gjysmëfinalës.

Anglia në këtë përballje pritet që të ketë të gjithë skuadrën gati, shkruan GazetaBlic.

I vetmi dyshim për menaxherin e ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate, është paraqitja e mesfushorit të Livepoolit, Jordan Henderson.

Jordan Henderson ka qenë lojtari kryesor i Anglisë, në ndeshjën kundër Suedisë.

Henderson luajti 85 minuta pastaj u zëvendesua nga Eric Dier, pasi ndjeu një shtrëngim në këmbë.

Vlen të theksohet se në 30 ndeshjet e fundit kur Henderson ka luajtur me Anglinë, Anglia gjithmonë ka fituar.

“Në 20 minutat e fundit unë u mbingarkova dhe e ndjeva pak dhimbje në këmbë, për këtë aryse kërkova zëvëndesim. Por ky nuk është një lajm i keq, kështu që shpresojmë se do të jem mirë”, tha pas ndeshjës Henderson.

Tjetër pikëpyetje për Anglinë pritet të jetë edhe paraqitja ose jo e sulmuesit të Leicester City, Jamie Vardy.

Vardy mori një lëndim në ndeshjen kundër Kolumbisë dhe nuk luajti në çerekfinale.

Ndërsa në kampin e Kroacisë pritët mungojnë mbrojtësi Sime Vrsaljko dhe portieri i tyre, Danijel Subasic.

/GazetaBlic/

10/11/2019 20:58

Çka po ndodhë në duelin Çeki-Angli? Shënohet edhe goli i dytë