Sporti

Angli – Kosovë, Florim Canolli vjen me komentimin e vitit!

09/11/2019 21:40
nga:Lorik J

Kosova mbrëmë u mposht nga Anglia (5:3), por fitoi zemrat e të gjithëve.

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në St Mary’s, gjë kjo e cila emocionoi të gjithë, raporton GazetaBlic.

Megjithatë diçka rrënqethëse ishte edhe komentimi i komentatorit të njohur kosovar, Florim Canolli.

Canolli kishte një hyrje fantastike në ndeshjen Angli – Kosovë, ku në mënyrë perfekte përfshiu miqësinë, ballafaqimin dhe gjithçka që ndërlidhet me ‘Tre Luanët’ dhe ‘Dardanët’.

“Ju përshëndes nga Anglia, shteti që 20 vite më parë që ndihmoi një popull të vogël ta fitonte lirinë, tani Kosova është këtu për ta zhvilluar një ndeshje futbolli. Përveç mirënjohjes dhe respektit për Anglinë, ju kemi vëmë edhe emra fëmijë shqiptarë si Tony Blair dhe dy nga çikat tona më të mira Rita Ora dhe Dua Lipa, siç thotë Dua në mega-hitin e saj ‘New Rules’, tani jemi me rregulla të reja. Në tokën e anglezëve respektin padyshim që ua japin, por pikët duam t’i marrim ne”, tha Canolli.