Sporti

Angli – Belgjikë, formacionet e mundshme

07/14/2018 08:26
nga:Lorik J

Sot do të zhvillohet ndeshja e parafundit e Kupës së Botës.

Belgjika dhe Anglia takohen sot me fillim nga ora 16:00 për të luajtur për fituesin e vendit të tretë të kompeticionit më të madh të botës, shkruan GazetaBlic

Të dy kombëtaret kanë humbur mundësinë e fitimit të kupës, por do të luajnë për medaljen e bronztë.

Sipas mediave, të dy kombëtaret do të luajnë me ekipet e dyta – ashtu siç kanë bërë edhe në fazën e grupeve.

Vlen të ceket se Anglia dhe Belgjika ishin përballur edhe njëherë në këtë garë. Belgjika e fitoi atë duel me rezultatin 0-1, falë golit të Adnan Januzaj.

Pak para fillimit të takimit, mediat botërore kanë publikuar formacionet e mundshme.

Belgium XI (3-4-3): Mignolet, Vermaelen, Boyata, Kompany, Dendoncker, Dembele, Dellaini, Chadli, Januzaj, Batshuayi, Mertens

England XI (3-5-3): Butland, Jones, Cahill, Maguire, Alexander-Arnold, Loftus-Cheek, Dier, Delph, Rose, Vardy, Rashford.

/GazetaBlic/

08/28/2018 16:11

Zyrtare: Sulmuesi i njohur pensionohet nga kombëtarja e Anglisë