Sporti

Anglezët s’ndalen duke na lavdëruar tejmase, radha për portierin

11/17/2019 21:40
nga:M K

Nick Pope, portieri i Anglisë, ka lavdëruar Kosovës, pas fitores së “Tre Luanëve” 4-0 ndaj “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”.

“Ishte një paraqitje e mirë, nuk ishte një ndeshje e lehtë”.

“Ishte një ndeshje e vështirë, kemi ditur dhe ashtu doli. Jeni një ekip i mirë dhe për të ardhur këtu për të luajtur si mysafirë është e vështirë”.

“Po Kosova ka shanse të jetë pjesë e Euro 2020. Kam parë se si luan Kosova dhe luan futboll të mirë, duke luajtur futboll të mirë edhe mund të kualifikohet”.

Kosova me këtë ndeshje mbyllë kampanjën e kualifikimeve ndërsa tashmë të gjithë sytë shkojnë kah muaji mars aty ku e pret ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut.

11/17/2019 23:53

Prishtinë, dyshohet se ka humbur një tifoz anglez