Showtime

Angelina e Brat Pitt arrijnë marrëveshjen mbi kujdestarinë e fëmijëve

07/21/2019 21:56
nga:Y Ramadani

Pas shumë muajsh të padive, çifti më i famshëm i Hollywoodit më në fund arriti të binte dakord mbi kujdestarinë e fëmijëve.

Edhe pse muaj më vonë, Angelina Jolie ishte ajo që pengoi finalizimin e divorcit, tash është relaksuar dhe pranoi që gjatë verës fëmijët të jenë së bashku me babanë Brad Pitt.

Për shkak të faktit se Angelina është e angazhuar në filmimin e një filmi të ri, fëmijët do të argëtohen gjatë kësaj kohe në vilën luksoze të ish-burrit të saj.

Vendimi i aktores së famshme konsiderohet një ndryshim i madh dhe Brad është i kënaqur që më në fund të jetë në gjendje të kalojë pak kohë me fëmijët e tij.

Angelina Jolie dhe Brad Pit u ndanë në shtator 2016, pas dy vjet martese, dhe së shpejti paraqitën një aplikim për divorc.

Jolie pastaj kërkoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve, lufta ishte e gjatë dhe e ashpër, por në fund lejoi Brad që të kalonte më shumë kohë me ta.