Showtime

Angela Martinin nuk e keni parë kurrë më joshëse se sonte

04/16/2018 21:49
nga:F.B

Ajo është një prej modeleve më joshëse shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Dhe tani, Angela Martini i është rikthyer pozave ‘të nxehta’ duke publikuar kështu goxha shpesh fotografi të shkrepura profesionalisht dhe me shumë kujdes.

© Angela Martini [instagram]

Se është një modele që i ka hije gjithçka që vë në trup, këtë s’ka kush që e mohon. Ajo sonte në llogarinë e saj publike që ka në “Instagram” ka publikuar një imazh ku u pa e shtrirë në rërën gri të një plazhe, përderisa kishte të veshur një xhaketë pak a shumë me po të njëjtën ngjyrë sikurse rëra.

© Angela Martini [instagram]

Ajo kishte vënë dy duart mbi rërë, përderisa këmbët e saja të gjata i kishte mbledhur njëra pas tjetrës. Edhe flokët e shkarravitura e po ashtu grimi i lehtë i kanë dhënë modeles shqiptare një shfaqje më natyrale dhe më verore.

Kujtojmë që  bukuroshja tash e sa muaj ka kurorëzuar lidhjen me martesë me milionerin rumun, Dragos Savulescu. / © GazetaBlic /

© Angela Martini [instagram]

07/12/2018 09:20

Angela Martini ju joshë me këtë paraqitje