Showtime

Angela Martini shtatzënë? Fotografia që po ngjall dyshime

02/18/2020 08:26
nga:L I

Modelja shqiptare Angela Martini prej gati 3 vitesh është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni krejt unike, ku ajo u vesh me të zeza, ndërsa festa ishte krejt private vetëm me dy dëshmimtarë dhe ata të dy.

Modelja ishte shumë aktive dikur duke postuar shpesh foto dhe video me bashkëshortin, por kohët e fundit për shkak të disa problemeve të tij me drejtësinë ata nuk u panë më bashkë të paktën në rrjetet sociale.

Por pavarësisht thashethemeve për ndarje mes tyre, Angela në intervistat e dhëna pas publikimit të librit të saj e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Ndërkaq në disa foto të publikuara së fundmi në instagram modelja pozon me një fustan të zi ku të lë përshtypjen sikur është shtatëzënë dhe këtë e kanë vënë re edhe fansat.

Ata e pyesin modelen nëse është shtatëzënë, por ajo ka preferuar të mos përgjigjet duke i lënë të gjithë me dyshime.