Showtime

Angela Martini po feston 34 vjetorin e lindjes, suprizohet nga bashkëshorti rumun

05/23/2020 15:12
nga:L I

Data 23 maj është një nga më të veçantat për bukuroshen Angela Martini, shkruan GazetaBlic.

Ish modelja ditën e sotme po feston 34 vjetorin e lindjes, e këtë e ka bërë të ditur vet ajo teksa ka publikuar urimet e shumta që ka marrë nga miqt e saj të ngushtë.

Krahas urimeve, as suprizat nuk kanë munguar për bukuroshen e cila ka vite që jeton në Amerikë.

Në shtëpinë e saj ajo ka pranuar një buqetë me trëndafila, si dhe një tortë nga bashkëshorti i saj në të cilën shkruhet “Urime ditëlindjen e dashur”

Martesa e Angela Martini dhe Dragos Savulescu u disktua gjatë në media, pasi ai kishte probleme me ligjin, por e vërteta qëndron se ata vazhdojnë lidhjen të lumtur. Madje ditën e djeshme Angela publikoi video me të ku çifti shfaqen dorë për dore.

/GazetaBlic