Lajme

Anëtari i VV-së thotë se në AAK pritet ndryshim drastik, Daut Haradinaj kryetar

01/12/2020 22:13
nga:B. D

Anëtari i VV-së, Avni Zogiani, ka thënë se tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të ndodhë një ndryshim i madh.

Kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot dorëheqje nga ky post dhe tani priten zgjedhjet e reja të brendshme. Analistët mendojnë se përsëri kryetar do të jetë Ramush Haradinaj, por Zogiani mendon ndryshe.

Sipas tij kryesimin e AAK-së pritet ta marrë vëllai i Ramushit, Daut Haradinaj.

“Transformim drastik tek udheheqja e AAK, largohet Ramushi, vie Dauti!”, ka shkruar Zogiani.

Ramush Haradinaj përveç se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, po ashtu ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit dhe ka cituar ndryshimet e brendshme në parti si arsye të largimit.

02/29/2020 00:13

“Ne i themi z. Kurti mos e heqni taksën”