Lajme

Anëtari i VV-së – Isa Mustafës: Bëje marrëveshjen, shfrytëzo shansin me pastru LDK-në nga mëkatat e së kaluarës

01/20/2020 11:31
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Donik Sallova, i është drejtuar liderit të LDK-së, Isa Mustafa duke i thënë të shkojë në tavolinë të Albin Kurtit në Kuvend, në mënyrë që të bëjë marrëveshjen.

Përmes një postimi në Facebook, Sallova ka thënë se Mustafa duhet të bëhet bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai tha se i pari i LDK-së duhet të harrojë që populli do e lë të realizojë skenarin e Thaçit, për të mbajtur PDK-në në pushtet.

Postimi i plotë:

Isë, shko ulu në tavolinë ku po të pret Albini në Kuvend, bëje marrëveshjen, shfrytëzoje shansin me pastru LDK-në nga mëkatat e së kaluarës, bëhu bashkëpunëtor i Qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Harroje që populli ka me të lanë me realizu skenarin e Thaçit për ta mbajtur PDK-në në pushtet!

Vjen reagimi i parë nga LDK, pas publikimit të videos nga Albin Kurti

02/27/2020 19:38

“Qasja e Kurtit, plotësisht e VV-së por jo dhe e LDK-së”