Uncategorized

Anëtari i Vetëvendosjes akuzon LDK-në: Që 10 ditë është dashur të formohet Qeveria, mos na kushtëzoni

12/08/2019 16:01
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar pas dështimit të arritjes së koalicionit LDK-VV.

Ai ka shkruar se tash e 10 ditë është dashur të formohej qeveria, por kjo sipas tij, dështoi për shkak të LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se duhet të ndalen kushtëzimet, për postin e presidentit.

Shënimi i plotë:

Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar.

Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin.

Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021.

Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!

01/19/2020 11:55

Njeriu që “flet” me Ibrahim Rugovën parashikon për koalicionin VV-LDK