Lajme

Anëtari i PDS-së, lë fajtor Albin Kurtin për krizën politike dhe ekonomike në vend

03/22/2020 20:15
nga:N.K

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka hedhur akuza kundër ish-shefit të tij të dikurshëm, Albin Kurtit.

“Derisa kryeministri shpallë “tradhëtarë” e militantët e tij dalin e sulmojnë gazetarë rrugëve, Kosova rrezikon krizë edhe më të madhe nga mos-rritja e kapaciteteve shëndetësore”, thotë Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Derisa vëmendja e qeverisë është tek konspiracionet dhe mbrojtja e liderit autoritar, mbi 200 mijë punëtorë të sektorit privat kanë mbetur ose rrezikojnë të mbesin pa paga.

Derisa kryeministri shpallë “tradhëtarë” e militantët e tij dalin e sulmojnë gazetarë rrugëve, Kosova rrezikon krizë edhe më të madhe nga mos-rritja e kapaciteteve shëndetësore.

Derisa VV thërret protesta e organizime për ta mbrojtur karrigen e Albin Kurtit, pensionistëve – që janë më të rrezikuarit nga Coronavirusi – nuk iu mjafton pensioni as për barna.

Derisa Albin Kurti është i zënë duke ndërtuar konspiracionin që krejt bota është bërë kundër tij, ekonomia e vendit rrezikohet seriozisht nga masat e izolimit që nuk u përcollën me asnjë një plan për mbështetje të bizneseve.

03/04/2020 10:21

Avokati i Frashër Krasniqit kërkon përjashtimin e Beqir Kalludrës nga rigjykimi i rastit