Lajme

Anëtari i kryesisë së LDK-së: Me Kurtin takohemi vetëm për nënshkrim të marrëveshjes, Konjufca të heq dorë

01/24/2020 13:37
nga:Norë Kelmendi

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dhënë ultimatum deri në ditën e diel Lëvizjes Vetëvendosje, që të pranojë ose refuzojë kërkesën e LDK-së, ku sipas ofertës, kryeparlamentari i Kosovës i takon LDK-së deri në zgjedhjen e presidentit, shkruan GazetaBlic.

Për një takim të mundshëm LDK-LVV, sot e konfrumuan për GazetënBlic edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një konfrimim të njejtë, me qëndrim të njejtë, e konfirmoi edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, për GazetaBlic.

Ai tha se kjo parti nuk heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit.

“Oferta jonë është oferta e fundit, ofertë serioze konform krejt vendimeve të partisë dhe besoj që është në dorën e VV-së që të refklektojë dhe ta realizoj marrëveshjen”.

“Ne nuk heqim dorë, ato janë qëndrimë që janë aprovu dhe që janë të njohura para opinionit dhe nuk mund të bëjmë lojëra që janë të dëmshme për votuesin dhe interesin qytetarë, ne kemi kërku që të kemi një qeverisje të balancuar”, tha Sfarqa.

Sipas Sfarçës, takimi i ardhshëm me VV-në do të bëhet vetëm për të nënshkruar marrëveshjen dhe jo për arsye të tjera.

“Qeverisja nënkupton edhe me përgjegjësi të balancuara, nëse ka takim do të bëhet vetëm për nënshkrimin e marrëveshjeve, nuk ka nevoj të diskutohen gjëra që tashmë janë diskutuar”, tha Sfarqa.

Nënkryetarja e VV : Është e padrejtë dhe e e papranueshme kërkesa për dorëheqjen e Konjufces

02/27/2020 21:15

LDK paralajmëron tërheqjen nga qeveria nëse nuk hiqet taksa pa kushte