KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet.
Anëtari i KQZ’së nga komuniteti boshnjak e ka lëshuar mbledhjen e tanishme.
Anëtari boshnjak në KQZ, Almir Saiti, ka kritikuar ashpër kandidimin e motrës së Donika Kadajt-Bujupi, me listën e koalicionit VAKAT.
Ai ka akuzuar se është falsifikuar e manipuluar lista.
Sipas Saitit, kandidimi i kandidatëve shqiptarë në lista me komunitete, është shkelje, dhe ka për qëllim uzurpimin e vendeve boshnjake.
Meqenëse ASK nuk ka dhënë informacione për verifikimin e etnisë së tij.


