Sporti

Anëtari i Federatës së Rumanisë për kombëtaren e Kosovës: Tek ata lojtarët vendosin gjithçka, Foda u ul si qenush!

11/21/2024 09:34
nga:Lorik J

Nga Federata e Rumanisë vazhdojnë të flasin për Kosovën dhe ende na akuzojnë ne, por nuk shikojnë sjelljet e tyre dhe denimet e tmerrshme që morën nga UEFA.

Këshilltari i presidentit të FRF-së beson se në kombëtaren e Kosovës, lojtarët tanë kanë krijuar anarki dhe se vendimi për largim nga fusha ishte ekskluzivisht i futbollistëve.

“Cilët zyrtarë të Federatës? Ka një anarki lojtarësh tek Kosova. Lojtarët vendosin gjithçka. Foda u ul si një qenush. Po ta pyesje individualisht Fodën, do të thoshte diçka krejt tjetër”, tha Andrei Vochin.

“Disproporcioni midis gjobave është shumë i madh. Mund të duket sikur na bënë një nder. Nuk na bënë asnjë nder. Kjo shkelje është më e madhja në futboll, të largohesh nga fusha dhe të shkosh në shtëpi”, tha Andrei Vochin, në DigiSport.

Kujtojmë se UEFA dje vendosi për fitoren e Rumanisë në tavolinë me rezultatin 3-0, teksa rumunët u denuan me 128 mijë euro e Kosova me 6 mijë euro.

/GazetaBlic Sport