Sporti

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të FHK-së rezulton pozitiv me COVID-19

06/30/2020 20:17
nga:Lorik J

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Lulëzim Abazi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Abazi, i cili është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Ferizajt, e ka konfirmuar këtë gjë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Desha t’iu njoftoj që pasi që kisha disa simptoma të gripit, me datën 28.06.2020 jam testuar për virusin COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv”, ka njoftuar ai.

“Ju apeloj të gjithëve që të respektoni masat dhe rregullat e përcaktuara nga IKSHPK-ja për arsye se ky virus nuk duhet te shpërfillet”, ka vijuar më tej Abazi.