Sporti

Anel Rashkaj: Kurdo që luaj për Kosovën, jap 100 %-shin

10/09/2019 18:44
nga:M K

Nesër zhvillohet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

Për Kosovën do të jetë ky një test i rëndësishëm para duelit me Malin e Zi, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, selektori Challandes ka qenë i rezervuar në konferencë, ashtu si gjithmonë, derisa ka thënë se do të mundohen të japin maksimumin, sidomos si përgatitje para ndeshjes me fqiun perëndimor.

Ndërkaq, ka qenë futbollisti Anel Rashkaj, i cili ka deklaruar se do jetë një mundësi e mirë për ata futbollistë që nuk kanë minutazhë të mjaftueshme, derisa ai ka pranuar se do të angazhohet maksimalisht:

“Është një ndeshje ku mund të luajnë lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion dhe një mënyrë e mirë për të treguar aftësitë e tyre. Unë jam një ndër ata që s’kam pasur shumë minuta, por kurdo që luaj e jap 100 përqindshin për Kosovën.”

/GazetaBlic/

09/29/2017 12:38

Anel Rashkaj lirohet nga Prishtina pas vetëm dy muajve me klubin (Foto)