Cult

ANDRRA solli në Kino Armata emocionin e albumit të saj ‘Palinë’

03/09/2019 11:19
nga:L I

Mbrëmë në kryeqytet, në organizim të Jahjaga Foundation dhe Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë është mbajtur koncerti i Andrrës (Fatime Kosumi).

Kino Armata u mbush me njerëz që së pari panë dokumentarin “Kangë e defa” realizuar nga Kosumi dhe Vincent Moon ndërsa më pas panë performancën e Andrrës, me këngët e nxjerra nga albumi “Palinë”.

Nuk do të kishte mënyrë më të mirë për përmbylljen e konferencës së sotme sesa me grupin muzikor Andrra me këngëtaren shumë të talentuar, Fatime Kosumi, e cila me dokumentarin “Kang e Def” dhe muzikën e saj ka rikthyer vlerat tona kulturore duke i promovuar ato brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës” ka shkruar në rrjetin social Instagram Atifete Jahjaga, nën patronatin e fondacionit të së cilës u mbajt mbrëmë ky koncert.

Në koncert, Andrra tregoi se projektin e saj të radhës do ta performojë për herë të parë në Prishtinë ndërsa është e lumtur me ardhjen e saj në Kosovë, për koncertin e mbrëmshëm dhe atë sonte, në Kino Lumbardhi në Prizren.

“Të gjitha këto ceremoni të këngëve me defa për mua kanë qenë traumatike, kur kam qenë e re. Por megjithatë, të gjitha më kanë fascinuar prandaj edhe e kemi realizuar dokumentarin dhe këngët e tilla” tregon Kosumi. / KultPlus.com