Sporti

Andres Iniesta ndihet i tradhtuar nga Lionel Messi dhe Luis Suarez

02/22/2018 13:31
nga:Lorik J

Andres Iniesta ndihet i tradhtuar nga Lionel Messi dhe Luis Suarez për shkak se ata kanë kërkuar transferimin e Philippe Coutinhos në Barcelonë.

Iniesta po i afrohet fundit të karrierës së tij të shquar si për klubin ashtu edhe vendin e tij, kohë gjatë të cilës ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kampionatin Botëror, transmeton arbresh.info.

Barcelona ka qenë duke planifikuar që një kohë largimin e tij dhe ka negociuar me Coutinhon për të marrë rolin e tij si anësor në mesfushë. Gjiganti në La Liga përfundimisht siguroi marrëveshje duke nënshkruar me brazilianin gjatë muajit janar për 160 milionë euro nga Liverpooli.

Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Iniesta është duke shqyrtuar të ardhmen e tij si pasoj e raportit të Messit dhe Suarezit me Philippe Coutinhon. Bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Andres Iniesta ndien se ka më pak mbështetje nga bashkëlojtarët e tij në Camp Nou te dhoma e zhveshjes.

Iniesta thuhet se beson që koha e tij te Barcelona ka ardhur në fund dhe supozohet se ndihet i tradhtuar nga Messi dhe Suarez për pjesën e tij në arritjen e Coutinhos. Coutinhos ka potencial për të hequr Andres Iniestan nga linja startuese e Barcelonës edhe pse ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, transmeton portali arbresh.info. Për shkak të kësaj, Iniesta është i pakënaqur që Messi dhe Suarez kanë ndihmuar deri në ardhjen e kësaj situate.

“Edhe nëse fitoj Ligën e Kampionëve, unë do të largohem”, citohet nga gazeta e lartpërmendur t’i ketë thënë Andres Iniesta mbrojtësit Gerard Pique.

Sugjerohet gjithashtu se Iniesta mund të ndjek hapat e Javier Mascheranos për transferim në Super Ligë të Kinës.

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit