Sporti

Ancelotti zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur

03/31/2020 23:19
nga:M K

Është një nga trajnerët më të mirë në botë.

Tekniku italian dhe shefi i shtabit teknik aktual të Evertonit, Carlo Ancelotti ka folur në një transmetim të drejtpërdrejtë me tifozët, përcjell GazetaBlic

Në mesin e qindra pyetjeve, atij iu kërkua që t’i përmend edhe lojtarët më të mirë që ka udhëhequr ndonjëherë, teksa nuk ngurroi t’i numëroj 11’të sosh.

Ky formacion fillon me Buffonin, vazhdon me Cafun e Terryn, pasohet nga Pirlo e Zidane në mesfushë, teksa mbyllet me dyshen Ibrahimovic-Shevchenko.

Më poshtë edhe formacioni i plotë:

Formacioni i Carlo Ancelottit: Buffon, Cafu, Terry, Silva, Maldini, Pirlo, Zidane, Lampard, Kaka, Ibrahimovic dhe Shevchenko.

/GazetaBlic/

06/23/2020 19:41

Spanjë: Ancelotti akuzohet për evazion fiskal