Sporti

Ancelotti: Vinicius ka dhimbje, do e vlerësojmë në orët në vijim

10/06/2024 08:08
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti zbuloi se Vinicius Jr ka dhimbje dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët në vijim, duke shkaktuar shqetësim për disponueshmërinë e yllit.

“Vinicius Jr ka dhimbje dhe do t’i nënshtrohet testeve në orët e ardhshme”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Reprezentuesi brazilian pësoi një problem të dukshëm në krahëror gjatë fitores 2-0 të së shtunës ndaj Villarrealit, duke shkaktuar shqetësime te tifozët e Real Madridit.

“Ai ka pësuar një problem dhe kjo është diçka që duhet ta kontrollojmë me stafin mjekësor”, shpjegoi Ancelotti.

Ekipi mjekësor i Real Madridit do të kryejë vlerësime të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

/GazetaBlic Sport