Euro2024

Ancelotti uron Spanjën: “Ju e meritoni titullin”

07/15/2024 14:10
nga:Lorik J

Spanja dje ka triumfuar në finalen e madhe të Europianit ndaj Anglisë.

Ekipi i De La Fuente mposhti Anglinë me rezultatin 2-1, për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit të Europës, për herë të katërt në histori të tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Real Madridit, me anë të X ka uruar Spanjën si kampione europiane.

“Urime Spanjë!!!Me meritë kampione europiane”, ka shkruar trajneri i Real Madridit.

/GazetaBlic Sport