Sporti

Ancelotti synon “dopietë” transferimesh nga ish-skuadra, Napoli

03/24/2020 11:12
nga:M K

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti synon dopietë transferimesh nga ish-skuadra e tij, Napoli.

Ish-tekniku i Milanit dhe Real Madridit u shkarkua nga “Partenopei” në Janar të këtij viti, teksa nuk vonoi shumë dhe nënshkroi me klubin nga “Goodison Park”, përcjell GazetaBlic.

Ai tanimë ka synime të tjera me ekipin nga qyteti i Liverpoolit, kurse tashmë ka filluar të mendojë edhe për sezonin e ri.

Ai ka vënë në radar dy lojtarë të Napolit, megjithëse për njërin tash e një kohë është i interesuar.

Fjala është për mesffushorin brazilian, Allan, i cili edhe më tutje është i pasigurt sa i përket të ardhmes së tij.

Megjithatë, Ancelotti pëlqen shumë edhe mbrojtësin Khalidou Koulibaly. Mbrojtësi fantastik i ka qëndruar besnik Napolit, përkundër ofertave të shumta, edhe pse De Laurenttis është “fajtori” kryesor, pasi nuk e lëshon lojtarin nën 100 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat merkaton e verës, që pritet të jetë një nga më të nxehtat viteve të fundit sa i përket tregut të transferimeve.

/GazetaBlic/

06/23/2020 19:41

Spanjë: Ancelotti akuzohet për evazion fiskal