Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka përkrahur idenë e Federatës Spanjolle të Futbollit për ta zhvilluar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite.
I pyetur për polemikat e Superkupës së Spanjës që po luhet në Arabinë Saudite, Ancelotti përkrahi idenë dhe vendimin.
“Mbajtja e garës këtu është e mirë për futbollin spanjoll. Së pari për skuadrat që luajnë këtu, sepse kanë mundësinë të marrin mbështetjen e të gjithë tifozëve që janë këtu”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ndonjëherë mendojmë se jemi më të mirët. Jo vetëm lojtarët, por pak nga të gjithë. Skuadra ka një dinamikë të mirë. Mendoj se është një garë e rëndësishme.
Është gara e parë i vitit. Na ka sjellë shumë motivim dhe shpresojmë që Superkupa të na sjellë motivim dhe angazhim”, përfundoi trajneri i “Los Blancos”.
Federata Spanjolle është kritikuar për organizimin e Superkupës jashtë Spanjës, për të cilën thuhet se marrin para shtesë nga qeveria e Arabisë Saudite.
Real Madridi duket i përqendruar në fitimin e turneut pavarësisht se ku do të mbahet dhe të fitojë trofeun e dytë të sezonit 2024-2025.