Sporti

Ancelotti pyet Evertonin nëse mund ta sjellë në “Goodison Park” yllin e Napolit

12/28/2019 09:42
nga:M K

Barazoi në ndeshjen e parë si trajner i Evertonit, por duket se ka synime tjera me skuadrën nga “Goodison Park”.

Carlo Ancelotti u shkarkuar nga Napoli pas rezultateve negative, derisa tani është rikthyer sërish në Angli, ku ka nënshkruar me “të kaltërit” nga Merseyside, përcjellë GazetaBlic.

Megjithatë, duket se nuk do të jetë i vetmi që nga San Paolo mund të kalojë në pjesën “blu” të qytetit të Liverpoolit.

Kjo pasi ai ka pyetur drejtuesit e klubit nëse mund ta sjellë aty edhe yllin e Napolit, Lorenzo Insigne. 28 vjeçari italian është përballur me akuza të shumta nga tifozët për shkak të lojës jo të mirë, ndërsa largimi nga Itali mund të jetë njëri prej opsioneve më ideale për të.

Një ribashkim me tashmë ish-trajnerin do të ishte statisfaksion për të, megjithëse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar të Janarit.

/GazetaBlic/

06/23/2020 19:41

Spanjë: Ancelotti akuzohet për evazion fiskal