Sporti

Ancelotti: Nuk më pëlqen të përballem me Atletico Madridin

01/09/2024 21:16
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë shtypi përpara derbit gjysmëfinal të Superkupës spanjolle kundër Atletico Madridit. 

Kur u pyet se cili nga Andriy Lunin dhe Kepa do të luajë në derbin e Madridit, Carlo u përgjigj: “Njëri prej tyre do të luajë nesër, por nuk dua ta them sot”.

“Orari është i tillë, ne do të luajmë këtë lojë. Personalisht nuk më pëlqen të përballem me ta sepse është një kundërshtar i vështirë, por të njëjtin mendim kanë edhe ata”, vijoi specialisti italian.

“Ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të fituar. Skuadra po bën mirë, ne vijmë me dëshirë dhe entuziazëm. Atlético është një ekip cilësor”, tha gjithashtu Carlo Ancelotti.

“Nuk kam marrë oferta nga Arabia Saudite, nuk është e vërtetë”, ka përfunduar Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport