Sporti

Ancelotti: Nuk jam i lumtur

11/30/2024 16:52
nga:E K

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, flet në një konferencë për shtyp para ndeshjes në shtëpi kundër Getafes në xhiron e 15-të të La Ligës. Derbi i kryeqytetit në Santiago Bernabeu nesër më 1 dhjetor në orën 16:15.

“Getafe është një ekip që mbrohet shumë mirë. Ideja është të sulmojmë mirë dhe të kontrollojmë lojën për ta fituar atë”, filloi Carlo Ancelotti, transmeton GazetaBlic Sport.

“Problemi që ka Kylian Mbappe është një problem që ne të gjithë e kemi. Ne po kërkojmë të gjejmë formën tonë më të mirë. Duhet të bëjmë më të mirën për t’u përmirësuar, nuk është një problem individual, të gjithë mund të jemi më mirë”, shtoi ai.

“Nuk jam i lumtur, jam vetëm i shqetësuar. Jam i bindur se do t’ia dalim”, ka shtuar italiani.

“Është një humbje kohe të mendosh për afatin kalimtar dimëror tani. Ne do të mendojmë për këtë. Ka gjëra që mund të ndryshojnë. David Alaba po bën shumë mirë dhe do të kthehet së shpejti”, përfundoi Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/