Sporti

Ancelotti nervozohet me lojtarët e tij: Po protestojnë shumë, s’më pëlqen kjo!

01/04/2024 12:09
nga:Lorik J

Real Madrid mposhti Mallorca me vështirësi 1-0 në një ndeshje të xhiros së 19-të të La Liga-s, me Antonio Rudiger që shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Carlo Ancelotti shprehu pakënaqësinë e tij me lojtarët, por jo për shkak të lojës, por për shkak të reagimeve ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes, Alejandro Ruiz.

Sidomos në pjesën e parë, lojtarët e Raelit patën ankesa për gjykimet e Ruizit, gjë që çoi në disa paralajmërime zyrtare.

“Gjyqtari është i ri dhe me cilësi të mirë. Ne protestuam shumë. Kam parë kartona të verdhë për protestën dhe kjo nuk më pëlqen,” tha Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Rodrygo dhe Lunin morën kartone nga gjyqtari për kundërshtimet që ata shprehën ndaj vendimeve të tij.

/GazetaBlic Sport