Sporti

Ancelotti habit botën e futbollit me skuadrën e re

10/24/2017 18:09
nga:Gazeta Blic

Pas shkarkimit nga Bayern Munichu në fundin e muajit shtator, Carlo Ancelotti dëshiron një tjetër sfidë jashtë Italisë për karrierën e tij profesionale.

Sipas mediave kineze thuhet se tekniku italian është kontaktuar nga klubi i Supeligës Kineze, Guangzhu Evergrande.

Ai do të ishte trajneri i tretë italian për të drejtuar kampionët e Kinës pas Marcelo Lippit dhe Fabio Canavaros.

E përditshmja kineze praktikisht e quan çështjen e mbyllur për Ancelottin e cila shkruan:

“Klubi i Guangzhu Evergrande do të njoftojë emrin e trajnerit të ardhshëm menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur atëherë skuadrën do e drejtojë italiani Carlo Ancelotti”, përfundon e përditshmja kineze.

11/18/2017 14:55

Ancelotti i përgjigjet ofertës nga Italia