Sporti

Ancelotti e Arsenali pas Rabiotit, Juventusi s’e largon

01/02/2020 16:53
nga:M K

Ndoshta nuk po e gjen minutazhën e duhur te bianconerët për shkak të konkurrencës së madhe brenda për brenda fondit të lojtarëve, andaj edhe Ancelotti bashkë me Arsenalin mendojnë se Rabiot mund të largohet nga “Allianz Stadium”.

Fantazisti francez erdhi si lojtar i lirë te “Zonja e Vjetër, por kjo e fundit nuk e ka ndërmend ta largojë, përkundër kërkesave të mëdha, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, gjërat mund të ndryshojnë, pasi një qëndrim i gjermanit Emre Can, do ta detyronte kampionin aktual italian të heqte dorë nga futbollisti.

Megjithatë, Juventusi mund të përfitojë shumë me largimin e Rabiot, pasi momentalisht Evertoni dhe Arsenali janë të gatshëm që të ofrojnë deri 25 milionë euro për të, e që do të ishte fitim i jashtëzakonshëm për skuadrën nga Torino, kur kemi parasysh faktin se nga PSG-ja ai erdhi me kosto zero.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse në mini-afatin kalimtar të Janarit pritet të ketë ndonjë gjë më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

10/29/2020 23:14

Notat e lojtarëve: Arsenal – Dundalk