Sporti

Ancelotti del kundër Vinicius: Luka Modric kishte të drejtë, ne gjithmonë respektojmë kapitenin

02/06/2025 09:09
nga:Mergim Rreci

Vinicius Junior nuk ishte një faktor në fushë në fitoren e vështirë të Real Madridit ndaj Leganes në Kupën e Mbretit, por ai ra në sy me një polemikë të nxehtë që pati me Luka Modric pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, kur ndeshja ishte ende e barabartë (2-2).

Pas një lëvizjeje që rezultoi në një goditje nga këndi për Leganes, Modric shkoi te Vinícius për ta qortuar ashpër atë që nuk e ndihmoi skuadrën në tranzicionin mbrojtës.

Braziliani u kundërpërgjigj dhe ky qëndrim nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Realit, me mosmarrëveshjen mes të dyve duke u parë qartazi në fushë.

Pas përgjigjes së papritur të Vinicius, Federico Valverde gjithashtu iu bashkua polemikës, duke u rreshtuar me Modric, në kritikën ndaj sulmuesit.

Në atë moment, Vinicius pushoi së debatuar dhe u fokusua në mbrojtjen e goditjes nga këndi.

Biseda nuk ndryshoi humorin e tij, i cili më pas mezi festoi golin e fitores së Gonzalo Garcia dhe, sapo mbaroi ndeshja, shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes, duke mos festuar kualifikimin me pjesën tjetër të shokëve të tij.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Carlo Ancelotti iu drejtua këtij incidenti, të cilin ai e pranoi se nuk e kishte parë, por tregoi se cila palë kishte të drejtë: “Nuk e di se çfarë ndodhi, por ne duhet të respektojmë atë që tha Modric, ne gjithmonë respektojmë kapitenin”, tha trajneri italian.

/GazetaBlic Sport/