Lajme

Analiza e Uk Lushit: Qeveria VV-LDK mund të bëhet akoma, por vetëm nëse do të ndërhyjë Amerika

01/18/2020 15:57
nga:Gazeta Blic

Publicisti Uk Lushi ka shkruar se ende ka gjsa që të arrihet marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka shkruar se kjo mund të ndodh vetëm nëse ndërhyn Amerika, raporton Gazeta Blic.

“Qeveria e re mes VV-së dhe LDK-së mund të bëhet akoma, nëse Amerika vendosë t’ua shtyej me detyrim këtë VV-së dhe LDK-së teposhtë gërklanave të tyre”, ka shkruar ndër të tjera Lushi.

Në vazhdim e gjeni edhe shkrimin e plotë të Uk Lushit:

Qeveria e re mes VV-së dhe LDK-së mund të bëhet akoma, nëse Amerika vendosë t’ua shtyej me detyrim këtë VV-së dhe LDK-së teposhtë gërklanave të tyre.

Mirëpo zhvillimet pas Zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 treguan tri gjëra:

1) Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë politikanë populistë me deficite të mëdha vizionare, që nuk përmbushin kushtet për politikanët e rinj të shekullit 21 të cilët na nevojiten dhe duhet të na çojnë në stadin e radhës.

2) Në skenën e Prishtinës duhet reformim dhe qarkullim drejtuesish në çdo parti. Nëse kjo nuk ndodh, duhen subjekte të reja me njerëz me dije moderne dhe mentalitet të ri.

3) VV-LDK në nëndijet e tyre nuk e duan koalicionin, prandaj koalicioni tashmë nuk është e shpresës dhe aq më pak mund të jetë e shpresës qeveria edhe nëse formohet; në fakt kjo qeveri VV-LDK ka gjasa të mëdha të jetë e ngatërresave dhe taktizimit meskin që do të na kushtojë të gjithëve.

Si konkluzion: zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e mirë. Le të vendosin votuesit dhe të lëvizim nga veprimet e ngathëta, dogmatike dhe amatoreske aktuale.

Thyhen edhe më keq VV e LDK: A është kjo deklaratë e Isa Mustafës që “shpallë” fundin e bashkëpunimit me Albin Kurtin?!

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!