Lajme

‘Analiza’ e Besa Gaxherri: Albin Kurti e ka bërë lojën dhe ka rënë në të

03/27/2020 19:44
nga:Gazeta Blic

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se Albin Kurti e ka provokuar me plan rënien e qeverisë.

Në Info Magazinë ajo u shpreh se ai nuk është dashur ta provokonte koalicionin me shkarkimin e Agim Veliut, sepse sipas saj, ky i fundit e ka shprehur thjesht mendimin e tij dhe se dihet që për gjendjen e jashtëzakonshme vendos vetëm Kuvendi dhe askush tjetër.

“LDK edhe para kësaj deklarate të fuqishme të administratës shtetërore SHBA-së ka pasur përgjegjësi që të ketë takime dhe biseda në këtë drejtim dhe ata kanë siguruar edhe Kurtin edhe Kosovën se SHBA nuk kërkon nga Kosova shkëmbim territoresh dhe kjo deklaratë e fundit e tyre na qartëson në këtë drejtim., si dhe udhëzon që të merremi më shumë me probleme të Kosovës se sa me intriga”.

“Sekrete të tilla që e dridhin një shtet nuk duhet të ketë. E vërteta gjithmonë fiton”.

“Absolutisht ne i besojmë SHBA-së sepse sa herë kemi qenë të besueshëm te ata ne kemi fituar”.

“Është e vërtetë që jemi të rinj në politikë, por dreqi ta hajë i kemi bërë 20 vjet në politikë por nuk na falen gabimet që çuan edhe në rënien e qeverisë”.

“Amerikanët kanë qenë shume të kënaqur me Albin Kurtin në fillim, kanë thënë se ka qenë bashkëpunues, por më vonë nuk e di se ku i merrte këshillat”.

“Pas fushatës dhe mbylljes se procesit zgjedhor, SHBA ka kërkuar që ta heqim taksën dhe të mos e vendosim reciprocitetin për 2-4 javë, për të krijuar kushte për dialog. Neve na shkoi më shumë se një muaj dhe as nuk u hoq taksa dhe nuk u vendos reciprociteti”.

“Para se të ndodhte shkarkimi i Veliut, Mustafa i ka dërguar një letër të sinqertë Kurtit, duke i thënë se ‘nëse nuk je i gatshëm ta tërheqësh taksen mua po më detyron të tërhiqem nga koalicioni. Mirëpo ai e shkarkoi Veliun”.

“Si kryeministër, duke pasur parasysh që LDK ka qenë shumë korrekte në këtë koalicion, nuk është dashur ta largojë një ministër që ka qenë shumë i rëndësishëm për gjendjen që është krijuar, se më e rëndësishme tani është ministria e punëve të brendshme se sa ajo e shëndetësisë, prandaj Kurti nuk është dashur të provokojë koalicionin, e aq më shumë me një ministër që Kosova ka shumë nevojë për të. Por Kurti e ka bërë me qëllim dhe përgatitje me ditë të tëra dhe e ka provokuar rrëzimin e qeverisë”.

“Kosova ka nevojë për shumë stabilitet dhe korrektësi e sinqeritet nga politikanët, e jo për kurthe e lojëra ndaj njëri tjetrit”.

“Veliu e ka dhenë një mendim të vetin. Për gjendjen e jashtëzakonshme duhet të merr vendim vetëm Kuvendi, as kryeministri, as presidenti e as askush tjetër”.

“Kurti e ka bërë lojën e vet dhe ka rënë në të. Për neve ka qenë dëshpërim. Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës të kërkojë bashkëpunim, e jo e Mustafa tek ai. Janë lojëra perfide të Kurtit”.

“Ne e kemi obligim të ecim tutje. Dua t’i siguroj qytetarët se nuk do të ketë asnjë problem. Ata që i lejon Kurti do të jenë ende aty”.

“Tani do t’i jepet mundësia VV-së sepse është subjekti i parë dhe ne urojme që t’i bëjë numrat dhe ta bëjë qeverinë, në të kundërtën do ta marrin përgjegjësinë partitë tjera që vijnë me radhë”.

“Hajde ta bëjmë një qeveri gjithëpërfshirëse dhe t’i përfundojmë këto çështje që janë në interes të vendit. Mundësitë janë të hapura, kushtetuta duhet të respektohet, gjendja është e rënduar në Kosovë dhe përgjegjësia jonë është shumë më e madhe tani se sa në kushtet normale”, u shpreh Gaxherri.