Lajme

Analisti tregon rezultatet nga QNR: VV 32 deputetë, Nisma nuk kalon pragun

11/05/2019 23:17
nga:B. D

Analisti politik, Armend Muja, ka thënë se ka përfunduar numërimi i votave të fundit të diasporës në QNR.

Sipas tij, tani VV numëron 220.811 vota dhe pritet të ketë 32 ulëse në Kuvend.

LDK ka 206.458 vota dhe është e dyta me 29 deputetë ndërsa PDK ka 178.654 vota dhe pritet të ketë 25 deputetë.

Sipas Mujës, Nisma përfundimisht nuk e kalon pragun sepse ka 41.859 vota apo 4.98%.

Tani pritet që të numërohen ankesat dhe KQZ do të dalë me rezultatin përfundimtar në ditët në vijim.

Zgjedhjet 2019: Pas numerimit te votave te fundit te diaspores, VV me 32 deputet, LDK me 29 deputet, PDK 25 deputet, AAK-PSD me 14 deputet.

Publiée par Armend Muja sur Mardi 5 novembre 2019

11/14/2019 15:39

Pas vendimit të Supremes, vjen reagimi i Nismës