Lajme

Analisti politik: Qeveria ka obligim të deklarohet për marrëveshjet, me këtë intensitet shpejt do të ketë marrëveshje finale

02/14/2020 14:06
nga:Norë Kelmendi

Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për hapjen e linjës hekurudhore dhe marrëveshjen për autostradat.

Pak para se të nisë Konferenca e Sigurisë në Munih është firmosur letra e shprehjes së interesit për autostrada dhe letra e shprehjes së interesit për linjën hekurudhore.

Edhe 4 orë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti por as vetë Kurti, nuk e thanë asnjë fjalë, për arritejn e këtij procesi.

Analisti politik, Arton Demhasaj, tha për GazetaBlic se Qeveria e Kosovës e ka obligim kushtetues dhe ligjor që të deklarohet rreth kësaj marrëveshje.

“E para që po i shtyejnë ShBA-ja përmes presidentir Trump dhe ambasadorit Grenell arritjen e këtyre marrëveshjeve, ajo po shihet pasi çdo marrëveshje po nënshkruhet nën kujdesin direkt të ambasadorit Grenell, qeveria e ka obligim ligjor dhe kushtetues për me u deklaru për këto marrëveshje, sepse sot marrëveshja u nënshkrua nga dy drejtorë të Infrastrukturës, që është në kuadër të qeverisë, qeveria e Kosovës dhe kryeministri duhet të deklarohen për këto marrëveshje që po nënshkruhen, se çfarë marrëveshje janë, a janë të mira për Kosovën apo jo dhe në anën tjetër po besoj që këto marrëveshje duhet të bëhen publike”, tha Demhasaj për GazetaBlic.

Tutje Demhasaj u shpreh se me vullnetin dhe intensitetin e lartë të punës të Grenellit, shumë shpejtë mund të arrihet edhe marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Ne i kemi pa se sa aktive ka qenë ShBA-ja që përmes ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog dhe shumë shpejt me pasë mundësi me arritë një marrëveshje finale, kështu që në kuadër të kësaj po, po shihet që ShBA-të janë shumë të interesuara ta shtyejnë një marrëveshje përfundimtare përpara dhe me gjasë ndoshta tani është duke u zhvillu edhe diskutimi për atë marrëveshje dhe mund të ndodhë që shumë shpejtë mund të vijë një marrëveshje e tillë duke u bazu në marrëveshjet e vogla që po arrihen tash, qeveria Kurti duhet të jetë active në këtë process dhe të jepë më shumë detaje se çfarë marrëveshje po nënshkruhen”, shtoi Demhasaj.

Demhasaj poashtu tha se presidenti Thaçi e kryeministri Kurti, duhet të kenë unitet mes vete për takime të rëndësishme, si ai në Mynih.

“Unë kam kërku vazhdimisht që presidenti Thaçi dhe kryeminstri Kurti, duhet të koordinohen mes veti, të marrin pjesë në takime të tilla dhe të shkojnë një zëri me kërkesa që I kanë, është e nevojshme që kryeministri dhe presidenti të dakordohen dhe janë unik në çështje që janë të rëndësishme për Kosovën”, tha Demhasaj.

Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, u nënshkrua nga dy drejtorët e infrastrukturës dhe transportit nga Kosova si dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

04/19/2020 20:15

Parashikimi i analistit politik: Javën e ardhshme nis procedura për Qeverinë e re, ja deri kur pritet të zgjasë koaliconi LDK-AAK-NISMA!