Lajme

Analisti politik optimist se do të ketë Qeveri VV-LDK, “përplasjet” mes tyre i quan të papjekura politikisht

11/04/2019 19:56
nga:B. D

Gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takimin e grupeve punuese ku është diskutuar për arsimin dhe shëndetësinë në harmonizimin e programeve, shkruan GazetaBlic.

Analisti politik, Ramush Tahiri, për GazetënBlic është shprehur optimist se do të ketë një marrëveshje nga ana e LDK-së dhe VV-së për të formuar qeverinë.

“Unë e shoh se është marrëveshje për qeverisje sepse këto dy parti nuk bashkohen, nuk krijojnë platformë të përbashkët politike, por krijojnë program qeverisës dhe ky është i mundshëm sepse është konkret për qeverinë e ardhshme mandat 4 vjeçar dhe aty mund të harmonizohet sepse ka pika të përbashkëta, që e kanë evidentu gjendjen si të keqe dhe marrëveshja bëhet”, tha ai.

Tahiri tha se përplasjet kanë qenë publike në mënyrë që të bëhet presion ndaj palës tjetër, ndërsa thotë se deklaratat e zyrtarëve të dy partive që kanë bërë së fundmi herë janë të pamatura dhe të papjekura politikisht.

“Përplasjet kanë qenë publike dhe presion ndaj njëri-tjetrit për me forcu pozicionin dhe me ndiku në opinion si presion ndaj tjetrës palë, mirëpo në grupet punuese bisedohet konkretisht për secilin qëndrim dhe secilin parametër për shëndetësi, arsimin, ekonominë etj dhe këto deklaratat i shoh të pamatura dhe të papjekura politikisht sepse nuk bisedohen brenda por jashtë”, shtoi ai për GazetënBlic.

Ndërsa tha se cila do parti që abuzon me zgjedhjet është rrezik për të sepse do ta penalizoj veten nëse e dërgon vendin përsëri në zgjedhje.

“Abuzimi me zgjedhje është e rrezikshme sepse  e penalizon atë parti që e qon vendin në zgjedhje “, tha ai.

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…