Lajme

Analisti politik: Kurti e Abdixhiku të kërkojnë llogari se kush u dha autorizim dy drejtorëve që nënshkruan marrëveshjet në Gjermani

02/15/2020 15:18
nga:Norë Kelmendi

Gjatë ditës së djeshme, me ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje fillestare, atë për hekurudhat dhe atë për autostradat, shkruan GazetaBlic.

Të dy ujditë u nënshkruan nga dy drejtorë të dikasterit të Infrastrukturës dhe Transportit, si përfaqësues nga Kosova.

Por lidhur me këtë përfaqësim, qeveria aktulale e vendit nuk ishte në dijeni.

Kështu të paktën tha mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se një marrëveshje të tillë e kanë nënshkruar drejtorët e ish-ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekajt.

Por edhe Lekaj mbrëmë e mohoi se ai vetë e ka nënshkruar një autorizim të tillë.

Gjithsesi, sipas analistit politik, Arton Demhasaj, lidhur me gjithë këtë ngjarje, përgjegjësia bie mbi qeverinë Kurti dhe ministrin aktual të këtij dikasteri, Lumir Abdixhikun.

Demhasaj tha për GazetaBlic se një autorizim i tillë nuk do duhej të vlente nga momenti që Lekaj ka përfunduar mandatin e tij.

“S’ka kuptim që drejtorët e departamenteve të Infrstrukturës me pasë autorizim prej njeriut I cili tashmë nuk është ministër dhe marrëveshja u nënshkru në kohën kur ai nuk është ministër, kështu që përgjegjësia bie mbi qeverinë aktuale, ministri aktual i infrastrukturës duhet me kërku llogari prej tyre pse nuk kanë pasë autorizim nga ai e pastaj ministri duhet me japë llogari tek kryeministri”, tha Demhasaj për GazetaBlic.

Ai tutje tha se Abdixhiku e Kurti duhet të kërkojnë llogari nga këta dy drejtorë departamentesh, se nga kush kanë marrë një leje të tillë.

“Ajo çka tash duhet të bëhet, nëse vërtetë nuk ka pasë autorizim nga Qeveria Kurti e as nga ministri Abdixhiku, at’herë këta duhet me kërku llogari prej drejtorëve se kush u’a ka nënshkru një autorizim të tillë, por nëse këta drejtorë kanë pasë autorizim nga Ministri Lekaj, ai autorizim ka përfundu në momentin kur qeveria është ndryshu, llogaria duhet të kërkohet nga Ministri Abdixhiku dhe nga kryeministri në mënyrë indirekte. Kjo është skandaloze në rast se ka shku kështu që dy zyrtarë e një ministrie me nënshkru një marrëveshja pa lejen e qeverisë dhe pa u bë publik teksti”.

 

A do të shkarkohen dy drejtorët nga Kosova që nënshkruajtën marrëveshjet në Gjermani? Flasin nga Qeveria

04/06/2020 21:37

Kurti takohet nesër me Lutfi Hazirin