Lajme

Analisti politik komenton koalicionet në zgjedhjet për balotazh

11/11/2017 17:44
nga:A K

Zgjedhjet lokale për balotazh tashmë janë afruar, dhe me to janë krijuar edhe disa koalicione në komunat më të mëdha të Kosovës ku pritet të bëhet edhe gara më e ashpër për karrigen e të parit, shkruan Gazeta Blic.

Lidhur me këtë temë në një prononcim për Gazeta Blic njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja tha se koalicionet kanë ndikimin e tyre në rezultat duke pasur parasysh se nënkuptojnë marrëveshje për bashkëqeverisje dhe përfshirje të projekteve eventuale për palët e përfshira.

“Gjithsesi, koalicionet e kanë ndikimin e vet, sepse ato nënkuptojnë një marrëveshje për bashkëqeverisje dhe përfshirje edhe të projekteve eventuale të rëndësishme për palët.”, tha Lepaja.

Duke komentuar koalicionet në Prishtinë, ai shtoi se koalicioni VV-AKR, më së shumti është në interesin e AKR-së duke pasur parasysh se në këtë mënyrë arrihet realizimi i një pjese të projekteve.

“Në këtë rast, koalicioni në Prishtinë në mes të Shpend Ahmetit dhe Selim Pacollit paraqet interesin e këtij të dytit për të realizuar një pjesë të projekteve bashkë, kështu që kjo mund të pritet të ketë ndikim te elektorati i tyre.”, shtoi ai.

Sa i përket koalicionit LDK dhe AAK në Prishtinë, Lepaja theksoi se mund të llogaritet në efektin që ka elektorati i AAK-së pasi që ata kanë edhe kryeministrin e vendit.

“Në anën tjetër z. Abrashi llogaritë në efektin që mund të ketë te elektorati fakti se AAK e ka kryeministrin e vendit, dhe se është në koalicion edhe me partitë e tjera që kanë votues po ashtu, dhe kjo jep idenë se bashkëpunimi i pushtetit qendrorë dhe atij lokal, do të ishte në interes të qytetarëve.” ,tha Lepaja për Gazeta Blic.

Ai gjithashtu komentoi edhe koalicionet e arritura në qytetet tjera, duke përmendur Mitrovicën ku është arritur koalicioni në mes të VV-së dhe AKR-së.

“E njëjta logjikë vlen edhe në qytete tjera, dhe sjell përfitime për të dyja palët madje edhe nëpër qytete të ndryshme, sikur rasti me Mitrovicën , ku AKR pret të i kthehet përkrahja në Prishtinë.’’, përfundoi ai./GazetaBlic

11/20/2017 15:32

Sherifi: NISMA do të bashkëqeverisë në 11 komuna