Lajme

Analisti politik: Ekziston rreziku i moskrijimit të Qeverisë nga VV e LDK

11/21/2019 20:42
nga:B. D

Analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë ekziston rreziku i mosformimit të Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pallaska ka vlerësuar se Vetëvendosje ka pretendime maksimaliste në diskutimet me LDK-në.

“Rreziku i moskrijimit të qeverisë është po aq sa edhe mundësia e krijimit të qeverisë”, ka thënë Pallaska në RTK.

“Duhet të kemi pritje reale dhe ajo që mua më brengosë është që më pak po shoh diskutime mes partnerëve e më shumë paraqitje mediale individuale, të cilat lënë përshtypjen se liderët e partitë po vazhdojnë fushatën elektorale duke i siguruar pozicionet e tyre në rast të dështimit të koalicionit për të fajësuar njëra tjetrën për këtë”, ka deklaruar ai.

12/14/2019 21:04

Detaje nga brenda takimeve Albin Kurti- Isa Mustafa: Ky është “Propozimi Ideal” i Vetëvendosjes për postin e presidentit