Lajme

Analisti kosovar: Qeveria Hoti nuk e kuptoi djallëzinë e Vuçiqit

11/22/2020 15:55
nga:Sh Xh

Analisti politik, Faton Abdullahu shkruan se Qeveria Hoti nuk e kuptoi djallëzinë e Vuçiqit.

Abdullahu thotë se viziës sëVuçiqit në Kosovë i kanë paraprirë incidente në Kosovë. Së pari djegia e billbordit në Graçanicë, e apstaj edhe djegia e flamurit serb aty, përcjellë Gazeta Blic.

Ai shkruan se këto incidente të gatuara nga ai u nis “në tokën e shenjtë serbe” për t’i mbrojtur serbët që ja prap pa sulmohen e diskriminohen.

Ka dy gjëra të mednuara në avans sipas Abdullahut: 1. Vuçiqi të fitojë poena politik në Serbi duke krijuar p[erceptimin se po mbron serbët në Kosovë, dhe 2: Të i dërgojë porosi Brukselit se nuk ka rend të dialogut me shqiptarët në Kosovë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qeveria Hoti nuk e kuptoj djallezin e Vuciqit

Qeveria jonë ja huqi plotësisht kur në arsyetimin që dha për mos lejimin e vizitës së Vuciqit në Kosovë konstatoj se “kjo është më shumë ofendim se provokim”.
A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po shumë bile. Përpjekjes së Vuqicit për të hyrë në Kosovë si vizitor, me bashkëpunëtorët e tij të lartë, i kanë parapri edhe disa ‘vizita’ tjera nga shteti i tij në Kosovë. 10-15 ditë të fundit në Kosovë pa pritë e pa kujtu ka pasur ‘incidente’. Aty ku jetojnë serbët sic ishte rasti në Graqanicë thyrjen e një panoje apo edhe jashtë Kosovës në Luginë gjetja e kinse grumbullimit të armëve nga disa individë të panjohur. Në këtë vazhdë dje ndodhi edhe një tjetër ‘incident’ në Graqanicë u dogj flamuri serb në qendër të kësaj qyteze. Këto ‘incidente’ së pari propaganda serbe i shumfishoj në rrezikshëmri, dhe më pas i paraqiti si kërcënime të shqiptarëve kundër serbëve të pambrojtur të Kosovës. Më pas gjithnjë sipas këtij skenari të gatuar më heret e me djallëzi, Vuciqi u nis “në tokën e shenjtë serbe” për t’i mbrojtur serbët që ja prap pa sulmohen e diskriminohen. Por kjo nuk kryhet me kaq. Sepse ka për qëllim edhe dy gjëra të menduara në advancë.
1) Që kështu të Vuciq të fitoj poena politik brenda në Serbi duke krijuar përceptimin të qytetarët atje se po mundohet ti mbroj serbët e Kosovës
2) T’i qoj mesazh Brukselit se nuk është rendi i dialogut me shqiptarët në Kosovë a e shihni cfarë po i bëjnë serbëve atje.
Dhe Qeveria jonë (Ministria e Punëve të Jashtme) si “normale dhe për normalizim që është” nuk e kupton këtë apo i bije më mirë që të shtiohet se nuk e kupton këtë rrezik. Ndërkohë që ajo duhet të veproj shpejt për ta demaskuar këtë kërcënim të paqes në Kosovë dhe rajon nga Beogradi zyrtar dhe ti tregoj për këtë Brukselit. Por si duket qaveritarët tanë as kjo pra as ky kërcënim nuk po mund t’i bëjë bashkë. Keq shumë keq.