Lajme

Analisti i njohur kritikon ashpër VV-në dhe LDK-në: Ju nuk jeni ndryshimi as shpresa, ju jeni dështimi dhe pabesa

12/26/2019 11:50
nga:B. D

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për dështimin e arritjes së një marrëveshjeje, shkruan GazetaBlic.

Abdullahu ka thënë se këto dy parti veç e veç ngjallën shpresën tek qytetarët, por bashkë ofruan dështim dhe zhgënjim dhe kur bëhen bashkë shumëfishohen të këqijat e njëra-tjetrës.

Abdullahu ka shtuar se VV dhe LDK nuk janë ndryshimi dhe as shpresa, por dështimi dhe pabesa.

Ai thotë se VV-LDK mashtruan popullin e Kosovës, por njëra-tjetrën nuk mundën.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Për zhgënjimin që bëtë bashkë LV dhe LDK

Ju tek e tek keni ngjall jo pak shpresën për ndryshim, e bashkë ofruat shumë zhgënjim e dështim. Tek e tek ju keni edhe disa të mira, por kur bëheni bashkë ja shumëfishoni të këqijat njëra tjetrës.
Ju jeni dy gjysma që e dëshmuat se kur bëheni bashkë, nuk mund të bëheni një, as të parët.
Ju nuk jeni ndryshimi as shpresa, ju jeni dështimi dhe pabesa. Marre ju qoftë.
Ju keni mashtruar qytetarin e Kosovës dhe u përpoqët ta mashtroni edhe njëri tjetrin. Por mashtruesit nuk mund ta mashtrojnë mashtruesin. Prandaj ju mund vetëm të dështoni. Ju ka zënë mallkimi i votuesit.
Ju shihni çdo marrëzi te njëri tjetri, por asnjëherë nuk e shihni vëllaun që duhet të ndihmohet, as qytetarin që duhet të shpëtohet.
Ju shihni çdo gjë por nuk e shihni Serbinë edhe pse e kemi mbi kokë si gijotinë.
Ju nuk dështuat pse nuk i ndatë përgjegjësitë, por pse jeni të papërgjegjshëm.
Ju ishit të padrejtë prandaj nuk mundët të ndani drejtësi. Zgjedhjet zakonisht janë zgjidhje, por ju dëshmuat se me votat që i morët i lidhët nyje shpresat e qytetarit.
Ju e keni parë njëri tjetrin vetëm si trambulinë për të marrë atë që votuesi nuk ua dha – më shumë pushtet.

Për zhgënjimin që bëtë bashkë LV dhe LDKJu tek e tek keni ngjall jo pak shpresën për ndryshim, e bashkë ofruat shumë…

Publiée par Faton Abdullahu sur Jeudi 26 décembre 2019

04/08/2020 15:29

VV-ja dhe vijat e kuqe