Lajme

Analistët politik: Zhvillimet në Ukrainë, shkak i përshpejtimit të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi!

02/01/2022 19:24
nga:Y I

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Balllkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndrojnë për vizitë në Kosovë ku janë takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të partive opozitare në vend.

Temë kryesore e takimve të tyre ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale mes dy shteteve.

Njohësit e çështjeve politike në vend, duke komentuar vizitën dhe mesazhet që ata përcollën, theksojnë se tashmë është një moment që duhet të shfrytëzohet pasi Amerika ka kthyer vëmendjen tek Ballkani Perëndimor.

Analisti, Shemsi Jashari, tha se mesazhi i sjellë nga këta përfaqësues ishte se nuk kërkojnë të cënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

Ai thekson se mungesa e përparimit në dialog dhe situata në Ukrainë ka bërë që BE të pranojë një rol të shtuar të SHBA-së në dialog.

“Vizita e diplomatëve nga SHBA dhe BE vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh nga muaji korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Mungesa e përparimit në dialog dhe situata e krijuar ne Ukrainë pas frikës nga një eskalim i luftës atje që do të kishte impakt në Ballkan dhe BE duket që ka bërë që BE të pranoj një rol të shtuar të SHBA në këtë dialog duke bërë të qartë se përparimi në dialog nuk është vetëm dëshirë por edhe nevojë, sa për Kosovën e Serbinë po aq edhe për stabilitetin e Ballkanit e më gjerë”

“Mesazhi i sjellur nga këta përfaqësues ishte i qartë se nuk kërkojnë të cënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, (diçka e re nga BE) por se duan që marrveshjet e nisura dhe nënshkruara me Serbinë rreth Asosiacionit, të gjindet një modalitet për tu implementuar.Duket se tashmë ka një insisitim dhe përkushtim të lartë nga SHBA të kyqet direkt në këtë temë dhe kjo duhet të shfrytëzohet nga Kosova duke mos humbur momentuni kur vëmendja e SHBA ësht kthyer kah ne edhe përkundër shumë sfidave në nivel global me të cilat ballafaqohet” tha Jashari për “Gazeta Blic”

Edhe njohëhësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, thotë se situata e krijuar në Ukrainë dhe disa nga dështimet e SHBA-ve në vendet e tjera kanë sjellë nevojën për veprim të shpejtë në Ballkan, para se Rusia të fitojë terren.

“Mesazhi i Lajçak dhe Escobar për klasën politike të Kosovës është që marrëveshja me Serbinë duhet të jetë çështje e ngutshme dhe jo një çështje që të merret ngadalë ashtu siç po e merr qeveria e Albin Kurtit. Fakti që Rusia po avancon në garën me Amerikën në shumë pjesë të botës dhe po i merr terren, kjo bën që Amerika të nxitojë ta përmbyllë çështjen e Ballkanit sa më shpejt në mënyrë që mos ta lejë çështje të hapur. Suksesi i fundit i Amerikës ishte në vitn 1999. Më pas ka pësuar disa dekable në skenën ndërkombëtare, duke humbur në Irak, Siri, Afganistan, Liban Kazakistan dhe tashmë edhe në Ukrahinë ku është në një situatë që po i lëshon pe Rusisë”

Tutje Spahiu, tha se gjatë këtij takimi u pa se BE po i afrohet qëndrimit amerikan sa i përket Kosovës.

“Çështja e Ballkanit për Amerikën po bëhet më e ngutshme dhe kjo përkon me interesin e Kosovës pasi është interes kombëtar i Kosovës që sa më parë ta përmbyllë problemin e saj me Serbinë. Pamë që Lajçak e shoqëroi Escobar në këtë takim, gjë që tregon se BE po i afrohet qëndrimit Amerikan sa i përket Kosovës. Lajçak nuk përmendi më dialogun Prishtinë-Beograd po dialogun Kosovë – Serbi. Kjo është një shenjë që qeveria e Kosovës duhet të nxitojë edhe të bëjë një ‘pazar’ sa më të favorshëm që është e mundur që ta përmbyllojë çështjen e njohjes nga ana e Serbisë” tha Spahiu për “Gazeta Blic”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar me çdo kusht që marrëveshja me Serbinë të përfundoj brenda vitit 2022.

Siç merr vesh Gazeta Blic, insistimi i tyre që marrëveshja të kryhet sivjet, ka të bëjë me momentumun e krijuar dhe nëse shtyhet kjo marrëveshje me Serbinë, atëherë kjo çështje do të shndërrohet në një problem për një afat shumë të gjatë.

Escobar e Lajcak kanë saktësuar se marrëveshja me Serbinë kornizohet në faktin se kufijtë nuk do të preken dhe se Kosova të jetë shtet funksional.

“Nuk do të lejohet krijimi i një shteti jofunksional, pra s’do të lejohet bosnizimi”, tha ky burim për “Gazeta Blic.

SHBA shumë e qartë: Marrëveshja me Serbinë duhet të kryhet brenda këtij viti, kufijtë nuk preken

Haradinaj: Escobarit e Lajçak iu thash se AAK mbështet marrëveshje reciproke, të obligueshme ligjërisht