BLIC.TV

Analistët Beqaj e Syla: “Dekada e Re” slogan që tregon depresion , Kadri Veseli ka hisedar Hashim Thaçin

05/22/2019 22:42
nga:A. R.

Analistët në vend Behlul Beqaj e Valon Syla duke folur për ndryshimet në PDK dhe ndikimin e ish kryetarit të kësaj partie Hashim Thaçi kanë thënë se kryetari aktual Kadri Veseli ka dështuar ta reformoi PDK prej se është zgjedhur në krye të saj.

Dekada e Re slogan që tregon depresion të kësaj partie politike që nuk ka asnjë risi për këtë slogan, por më shumë është barrikaduar për të ruajtur pozicionin e vet për Dekadën e Re dhe kjo duket që kjo është qëllimi i PDK-së dhe ata po e shohin vetën si pjesëtar të përfundimit të bisedimeve Kosovë serbi. Nga ajo që kemi parë deri tani partitë sa janë në pushtet nuk mund të reformohen, por PDK duhet të shkoj në opozitë nëse dëshiron reforma të thella brenda saj”, tha Syla.

Sipas tij zgjedhja e njerëzve të vjetër të PDK në krye po ndodh për një arsye.

Jemi në një fazë të Trubunalit për krime lufte ku tash po shihet qartë se edhe PDK-ja disa figura që dikur ishin themelues të luftës, komandat e ku një pjesë e tyre janë të dyshuar për krime lufte ose të intervistuar, po mundohen që ta ruajnë një imunitet të tyre politikë duke garuar nëpër degë të PDK-së dhe për t`u bërë kryetar komunash.

Behul Beqaj analisti tjetër thotë se Kadri Veseli është i ndikuar nga Hashim Thaçi në PDK.

Edhe ndikimin e vet nuk e ka shtrirë aty ku duhet në njeriun e thjeshtë, në anëtarin e thjeshtë të PDK-së, megjithatë  PDK llogaritë më tepër dhe para se gjithash në anëtarësinë e thjeshtë. Lideri aktual i PDK Kadri Veseli fatkeqësisht e ka lidhur fatin e tij më tepër me anëtarët e Kryesisë, me ministrat të cilët janë në funksion të karakterit protonistik dhe në përforcim të autoritetit të tij në raport me ta, por jo me anëtarësinë e gjerë”.

Dokumentarin e plotë nga Expose, mund ta shikoni këtu: