Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani, ka sqaruar deklaratat e tij të fundit mbi ndikimin e klubit italian në vendimin për të luajtur me Kosovën.
Pas ndeshjes së fundit, Rrahmani kishte deklaruar se kishte pasur një lloj “presioni” nga Napoli për të mos luajtur, pasi ishte dëmtuar në ndeshjen e mëparshme vetëm katër ditë më parë.
Megjithatë, ai vendosi të zbresë në fushë dhe ndihmoi Kosovën të arrinte një fitore të rëndësishme.
Mbrojtësi 30-vjeçar sqaroi më pas përmes një postimi në Instagram se fjalët e tij ishin keqinterpretuar, duke theksuar se Napoli nuk i kishte bërë presion në kuptimin negativ të fjalës.
“Fjala ‘presion’ varet nga mënyra se si e thoni dhe në cilën gjuhë. Në italisht do të thotë shqetësim. Shqetësohu, sepse katër ditë më parë u largova nga fusha. Pasi vendosëm së bashku me mjekët nga të dyja palët, ramë dakord që të luaja dhe ia vlente sepse fituam. Gjithmonë gati për Napolin dhe Kosovën”, shkroi Rrahmani në ‘story’.
Ky sqarim vjen pas spekulimeve që Napoli mund të kishte ndaluar mbrojtësin të luante për Kosovën, por Rrahmani siguroi tifozët se vendimi u mor në bashkëpunim me stafin mjekësor të të dyja palëve.


