Sporti

Amir Rrahmani i gatshëm për ndeshjen ndaj Juventusit

04/06/2021 18:47
nga:Lorik J

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani kishte pësuar një lëndim që e la pa u paraqitur në ndeshjet e fundit të Kosovës me Suedinë dhe Spanjën.

Megjithatë mbrojtësi i Napolit e ka tejkaluar lëndimin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Gatusso, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që grumbullohen për ndeshjen ndaj Juventus dhe në listë figuron edhe mbrojtësi kosovar.

Ndeshja Juventus – Napoli do të luhet të mërkurën në ora 18:45.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga Napoli:

/GazetaBlic Sport