Cool

Amerikanët shënojnë rekord shpenzimesh për Black Friday

11/30/2019 20:15
nga:Gazeta Blic

Amerikanët shpenzuan një rekord prej 7.4 miliardë dollarësh për Black Friday dhe 4.2 miliardë dollarë për Ditën e Falënderimeve, sipas të dhënave që nxori Adobe Analytics.

Ky shpenzim ishte rritur prej 22.3% nga një vit më parë në blerjet online, njofton Klan Kosova.

Adobe Analytics mat transaksionet nga 80 deri në 100 shitësit më të mirë në internet në SHBA.

Adobe është ende në pritje të shpenzimeve për “Cyber Monday” këtë vit për të arritur një rekord edhe më të madh prej 9.4 miliardë dollarë, një rritje prej 18.9% nga një vit më herët

“Cyber Monday” është një term marketingu për të hënën pas festës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara. Ajo u krijua nga shitësit me pakicë për të inkurajuar njerëzit të blinin në internet.