Lajme

“Amerika ‘bombardoi’ sërish Serbinë për Kosovën

12/06/2018 22:53
nga:Gazeta Blic

Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, i cili sot tha se duhet të formohet Ushtria e Kosovës.

Kelmendi tha se Amerika e kishte bombarduar Serbinë, që shqiptarët ta gëzojnë lirinë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Amerika e sponsorizoj pavarësinë e Ksoovës, ndërkaq tash po e mbështet edhw formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Shënimi i plotë i Kelmendit:

Amerika e bombardoi Serbinë që shqiptarët e Kosovës ta gëzojnë lirinë.

Amerika e sponsorizoi pavarësinë e Kosovës që të vuloset kjo liri.

Amerika po e miraton ushtrinë e Kosovës që të mbrohet kjo liri.

Ka kohë që s’e kemi kujtuar: Duaje vendin tënd si shqiptarët Amerikën. Bën edhe anasjelltas! 🇺🇸

Ambasadori amerikan ka dalë edhe kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

Lexojeni deklaratën e tij:

Ambasadori Amerikan godet Hashim Thaçin për çështjen e shkëmbimit të territoreve