Lajme

Ambasadori zviceran mbron Vjosa Osmanin, e cilëson të papranueshme gjuhën ndaj saj

06/10/2020 19:37
nga:E Sh

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean Hubert-Lebet.

E gjatë këtij takimi, Hubert theksoi se gjuha denigruese ndaj një personaliteti me integritet të lartë dhe të pakorruptuar si Vjosa Osmani, vetëm për shkak të mospërputhjes në qëndrime politike, është e papranueshme.

“Në këtë takim, në të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy vendeve, u ritheksuan edhe një herë raportet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u ritheksua përkushtimi për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Shteti i Zvicrës, si njëri ndër vendet e para të cilat e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës, vazhdon të përkrahë jetën demokratike në Kosovë”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Diplomati zviceran shprehu qëndrimin e vendit të tij për ta ndihmuar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, shteti zviceran e përkrah normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbron fuqishëm paprekshëmërinë e kufijve.

Ai shprehu mirëkuptimin e tij për qëndrimet e Osmanit për proceset politike në vend, si dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave demokratike perëndimore.

“Ne i japim mbështetje të pakursyer znj. Osmani në përkushtimin e saj dhe konsistencën në promovimin e vlerave demokratike”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe ia shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra ia ka dhënë Kosovës.

Ajo e shtroi domosdoshmërinë e bashkëpunimit me vendet mike për promovimin e mëtejmë të jetës parlamentare, procesin e dialogut dhe krijimit të paqes së qëndrueshme, si dhe shmangien e gjuhës së urrejtjes.

Të dytë shprehën po kështu nevojën e një procesi transparent dhe të kujdesshëm për përzgjedhjen e avokatit të popullit, si institucion që kujdeset për afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të një sistemi që siguron kontrollin e pushteteve dhe llogaridhënien. ​

08/02/2020 12:41

Thaçi: Më kanë pikëlluar pa masë vdekjet e ditëve të fundit nga COVID-19!